Prezantohet transferimi i shekullit, Messi: Jam në vendin e duhur për ta fituar Ligën e Kampionëve

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 11:45
Prezantohet transferimi i shekullit, Messi: Jam në vendin e duhur për ta fituar Ligën e Kampionëve

Transferimi i shekullit, Lionel Mesi prezantohet tek skuadra e PSG-së.

Sulmuesi argjentinas u prezantua para një numri të madh të gazetarëve, atje ku nuk munguan edhe pyetjet e shumta në drejtim të tij.

Presiedenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi tha se transferimi i Messit është më i madh dhe historik për skuadrën e tij dhe mbarë futbollin në përgjithësi.

Në anën tjetër, Messi tha se është shumë i lumtur me këtë transferim, por që natyrisht se largimi nga Barcelona ishte emocionues për të.

Messi, poashtu premtoi se do të jap gjithçka nga vetja që skuadra e PSG të fitojë shumë trofe. Ai tha edhe fjalë të mëdha për Neymar e Mbappe, ku tha se është çmenduri vetëm të mendohet se me çfarë skuadre do të luajë në sezonin tjetër.

(Kosova Sot Online)