Drona dhe forca të mëdha policore, kështu pritet të jetë stërvitja e parë e Messit tek PSG

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 11:46
Drona dhe forca të mëdha policore, kështu pritet të jetë stërvitja e parë e Messit tek PSG

Leo Messi do të prezantohet pas pak si futbollisti më i ri i skuadrës së PSG.

Ndërkohë, ai do të mbajë nesër stërvitjen e parë me këtë skuadër.

Sipas asaj që raporton e prestigjiozja franceze “L’Equipe”, për yllin argjentinas do të jetë një shtetrrethim i vërtetë, me forca të shumta policore dhe me dronë  sipër fushës së qendrës stërvitore të PSG-së.

Kujtojmë që ka një pritje madhështore për të në kryeqytetin e Francës, Paris.

(Kosova Sot Online)