Çka nëse PSG do të luajë kundër Barcelonës në Champions? Mesazhi i Lionel Messit

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 12:37
Çka nëse PSG do të luajë kundër Barcelonës në Champions? Mesazhi i Lionel Messit

Leo Messi thotë se përballja e mundshme me Barcelonën tani me fanellën e PSG-së, do të ishte diçka e çuditshme për të.

Ai nuk mund ta përshkruajë në të vërtetë se si do të ishte që të zbresë në Camp Nou, në shtëpinë e tij, me fanellën e një tjetër klubi, por thotë se ky është futbolli.

“Gjithmonë do t’i jem mirënjohës tifozëve të Barcelonës, kam qenë atje si fëmijë dhe natyrisht që ishte e vështirë”, tha ai.

“Do të ishte diçka e çuditshme që të luajë në shtëpinë time me një tjetër fanellë, por ky është futbolli”.

Messi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG-në, deri më 2023.

(Kosova Sot Online)