Chelsea – Villarreal, beteja e sontme për Superkupën e Evropës

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 12:59
Chelsea – Villarreal, beteja e sontme për Superkupën e Evropës

Fituesi i Champions Leagues dhe fituesi i Europa Leagues do ta kërkojnë trofeun e parë sezonal në përballjen e tyre në Belfast të Irlandës së Veriut sonte

Chelsea dhe Villarreali do ta kërkojnë sonte trofeun e parë të sezonit të ri. Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Ligës së Evropës do të përballen në mes vete në Belfast të Irlandës Veriore, respektivisht në stadiumin “Windsor Park”.

“Blues” shihen si favoritë për ta fituar këtë ndeshje edhe pse në ndeshje të tilla mund të pritet gjithçka. “Nëndetësja e Verdhë” po ashtu e synon këtë trofe të çmueshëm pasi e bëri mrekullinë në sezonin e fundit duke e fituar Europa Leaguen.

Sa u përket formacioneve të mundshme, trajneri Thomas Tuchel në portë do t’i besojë portierit Mendy. Në mbrojtje pritet të luajnë Azpililicueta, Zouma, Rudiger, kurse Alonso e Hudson Odoi në krahë. Në qendër të mesfushës pritet të luajnë Kante dhe Kovacic.

E faza ofanzive do të përbëhet nga treshja Havertz, Ziyech e Werner. Kurse, tek Villarreali në portë do të vendoset Asenjo. Në mbrojtje do të luajë katërshja Gaspar, Foyth, Albiol dhe Pedraza.

Në qendër të mesfushës, Morlanes dhe Trigueros janë favoritë, kurse në krahë Yeremy dhe Dia. Sulmi mund të përbëhet nga dyshja Alcacer – Moreno. Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:00.

(Kosova Sot Online)