Sonte zhvillohet Superkupa e Evropës, Chelsea dhe Villarreal synojnë trofeun

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 14:22
Sonte zhvillohet Superkupa e Evropës, Chelsea dhe Villarreal synojnë trofeun

Fituesit e UEFA Champions League dhe  UEFA Europa League, Chelsea dhe Villarreal CF  do të përballen sonte në Superkupën e Evropës.

Ndeshja do të luhet në “Windsor Park” në orën 21:00, në Irlandën Veriore.

Do të ketë një kapacitet të përgjithshëm maksimal prej 13,000 spektatorësh të cilët do të jenë të pranishëm në stadium.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që synojnë këtë trofe.

(Kosova Sot Online)