U pyet për një përballje të mundshme kundër Barcelonës, kjo ishte përgjigja e Messit

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 14:27
U pyet për një përballje të mundshme kundër Barcelonës, kjo ishte përgjigja e Messit

Leo Messi u prezantua sot tek skuadra e PSG.

Ishte një prezantim mbretëror për të nga ana e klubit francez, atje ku tha se është shumë i lumtur për kalimin e tij.

Megjithatë, ai foli për një përballje të mundshme me Barcelonën.

“Do ishte bukur të rikthehem te Barcelona. Shpresoj të ndodh me tifozë, por do ishte e çuditshme të luajë te Barcelona me tjetër fanellë dhe kundër kësaj skuadre”, nënvizoi argjentinasi.

(Kosova Sot Online)