Al Khelaifi e thumbon Mbappen në prezantimin e Messit, i thotë se s’do më justifikime

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 15:09
Al Khelaifi e thumbon Mbappen në prezantimin e Messit, i thotë se s’do më justifikime

Lionel Messi është goditja e madhe e PSG këtë verë, pas afrimeve të bujshme të Sergio Ramos dhe Gigio Donnarumma me parametra zero.

E njëjta strategji edhe me Wijnaldum, ndërsa Achraf Hakimi u ka kushtuar francezëve 60 milion euro.

Messi ditën e djeshme zbarkoi në Paris dhe përshëndeti fansat, që të shumta kishin dalë ta prisnin në aeroport. Sot sulmuesi argjentinas ka dalë edhe para mediave, në konferencën për shtyp të organizuar nga PSG, krah presidentit Nasser Al Khelaifi.

Teksa prezantonte Messin, Al Khelaifi i ka dërguar mesazh Mbappes.

Është raportuar se Mbappe dëshiron ekip më të fortë, ekip që do të luftonte për Champions League çdo sezon.

Numri një i PSG-së, tani ia ka bërë me dije Mbappes se ka gjithçka që ka dashur dhe më s’do justifikime.

“Mbappe është lojtar i PSG-së, ai dëshiron të fitojë. Ka kërkuar një ekip garues dhe tani e ka, nuk ka më justifikime”. 

(Kosova Sot Online)