Lamtumirë Milan, Samuel Castillejo shumë pranë skuadrës së re

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 16:24
Lamtumirë Milan, Samuel Castillejo shumë pranë skuadrës së re

Anësori i Milanit, Samuel Castillejo thuhet se është pranë një rikthimi në Spanjë tek Getafe, pasi ai ra dakord për kushtet personale.

Të dy klubet ende duhet të diskutojnë mbi tarifën e transferimit, por kuqezinjtë janë të etur për ta larguar 26-vjeçarin.

Ai u nënshkrua nga Villarreal në 2018 për 21.3 milionë euro, por zhgënjeu, duke kontribuar me 10 gola dhe 13 asistime në 108 paraqitje konkurruese.

Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Getafe ka rënë dakord për kushtet personale me Castillejo dhe tani do t’i bëjë një ofertë zyrtare Milanit gjatë ditëve të ardhshme.

Çmimi i kërkuar ishte 8-10 milionë euro, por Getafe shpreson të përfitojë nga nevoja për ta shitur dhe për ta marrë atë për pak më lirë.

26-vjeçari është vetëm nën kontratë deri në qershor 2023 dhe ishte lidhur me disa skuadra të tjera spanjolle gjatë verës, duke përfshirë Sevilla, Valencia, Celta Vigo dhe Real Betis, por ai dukej i vendosur të qëndronte me Rossonerët.

(Kosova Sot Online)