Punë e kryer, Dzeko kompleton testet mjekësore, është tashmë i Interit

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 16:25
Punë e kryer, Dzeko kompleton testet mjekësore, është tashmë i Interit

Edin Dzeko ka përfunduar testet mjekësore në Inter dhe raportohet se Roma nuk do të marrë asnjë tarifë transferimi, vetëm disa shpërblime.

35-vjeçari është në sezonin e fundit të kontratës së tij me Romën, por gjithsesi pritej të kushtonte rreth 2 milionë euro për këtë lëvizje.

Në vend të kësaj, eksperti i transferimit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio thotë se nuk ka asnjë tarifë fare.

Ajo që Roma do të marrë është 1.8-1.9 milion euro në bonus nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, Dzeko ka përfunduar testet mjekësore në Milano dhe është filmuar duke dalë nga klinika me një shall të Interit në dorë.

Ai kishte qenë te Roma që nga viti 2015, duke shënuar 119 gola në 260 ndeshje konkurruese për Giallorossët.

(Kosova Sot Online)