Nuk lejohet të luajë në Serie A, Eriksen shumë pranë kalimit tek skuadra e re

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 16:27
Nuk lejohet të luajë në Serie A, Eriksen shumë pranë kalimit tek skuadra e re

E ardhmja e Christian Eriksen është në mesin e shumë dilemave.

Mesfushori danez pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian dhe u mendua se mund të largohet përfundimisht nga futbolli.

Erikseni i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale duke instaluar një aparat që shërben si një mini-defibrilator i cili do të ndihmonte zemrën në çdo rast rreziku, por në Itali të luash me këtë aparat është e ndaluar dhe në këtë mënyrë për të vijuar karreirën në Serinë A i duhet ta heqë.

Megjithatë, kjo gjë nuk është e ndaluar në Holandë dhe mediat e bëjnë të kryer transferimin e tij tek Ajaxit.

Në Holandë të luash me një aparat në zemër është e lejuar dhe prej vitesh e bën diçka të tillë një tjetër lojtar i Ajaxit, Daley Bilnd.

(Kosova Sot Online)