Na ishin njëherë BBC dhe MSN, tani treshja më e frikshme në botë është MNM

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 10:48
Na ishin njëherë BBC dhe MSN, tani treshja më e frikshme në botë është MNM

BBC dhe MSN për shumë vite ishin treshet sulmuese më të frikshme në botë, sot është krijuar nëj tjetër që quhet MNM.

Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo (BBC) – Lionel Messin, Luis Suarez dhe Neymar (MSN), ishin treshet sulmuese që dominuan për shumë sezone, duke shënuar gola të panumërta e duke thyer rekorde.

BBC e Realit ka shkuar deri në 100 gola në sezonin 2014/15, derisa MSN e Barcelonës mban rekordin 131 gola në sezonin 2015/16.

Vetëm një sezon Benzema-Bale dhe Ronaldo kanë realizuar të paktën 100 gola, derisa MSN e Barçës ishte më efektive, pasi disa herë ka shënuar mbi 100 gola – 131 gola në sezonin 2015/16, 122 gola në sezonin 2014/15 dhe 2016/17 110 gola.

Por, tashmë as Real Madridi e as Barcelona nuk i ka këto treshe, janë shpërbërë.

Megjithatë, pas atyre tresheve historike që flisnin të gjithë për ta, te Paris Saint Germain po krijohet një e tillë, gjithmonë nëse Kylian Mbappe qëndron në Paris.

Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe, nëse sezonin e ardhshëm luajën së bashku, do të jenë të frikshëm për çdo kundërshtar, dhe që tani kanë nisur të quajnë ata MNM.

Ata së bashku, sezonin që lamë pas, kanë realizuar 97 gola, derisa kanë dhuruar 36 asistime.

Nëse qëndrojë bashkë në PSG, pa asnjë dyshim që do të kapin shifrën e 100 golave, ashtu sic bënin BBC te Reali e MSN  te Barcelona.

Statistikat e treshes së PSG-së sezonin 2020/21:

47 ndeshje, 38 gola dhe 14 asiste.
31 ndeshje, 17 gola dhe 11 asiste
47 ndeshje, 42 gola dhe 11 asiste

(Kosova Sot Online)