Messi thotë se Reali dhe Barça do të vuajnë pas largimit të tij dhe të Ronaldos

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 10:54
Messi thotë se Reali dhe Barça do të vuajnë pas largimit të tij dhe të Ronaldos

Lionel Messi ka dhënë intervista të shumta të mërkurën mbrëma, ditën kur u prezantua si lojtar i Paris Saint Germain.

Ai është intervistuar nga BBC, France 2, TF1, Bein Sports dhe L’Equipe.

Intervista më e gjatë ishte dhënë për BBC, gazetari Guillem Balagué e ngacmoi argjentinasin për shumë gjëra.

Ai foli edhe për Real Madridin dhe Barcelonën, që janë mësuar t’i kenë më të mirët në botë, por tani kanë mbetur pa ta.

Sipas Messit, ato do të vuajnë për disa vite, por në fund gjithçka do të qetësohet.

“Në fund të fundit, më të rëndësishme për ligën mbesin klubet. Do të vazhdojnë të jenë sic kanë qenë Reali dhe Barcelona në La Liga, po ashtu edhe Sevilla, Valencia dhe Atlético. Tashmë kanë ikur shumë lojtarë, por klubet kanë mbetur gjithmonë. Realit dhe Barcelonës do t’i kushtojë pak (largimi i tij dhe Ronaldos), por brenda pak vitesh do të qetësohen. Në futbollin spanjoll do të kthehen yje të futbollit”, deklaroi Messi. 

(Kosova Sot Online)