Zbulohet e vërteta, PSG do ta paguajë Messin 120 milionë euro për dy sezone

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 12:34
Zbulohet e vërteta, PSG do ta paguajë Messin 120 milionë euro për dy sezone

120 milionë për dy sezone, kaq do të marrë Messi te Paris Saint Germain.

“Le Parisien” ka zbuluar pagën e vërtetë dhe milionat që Lionel Messi do të marrë me transferimin në Francë te Paris Saint Germain.

Sipas të përditshmes franceze, 40 milionë euro ka marrë familja e Messit që i është bashkuar PSG-së si lojtar i lirë, derisa paga vjetore do të jetë 41 milionë euro, çka do të thotë se deri në vitin 2023, Messi në total do të arkëtojë 122 milionë euro.

Natyrisht, për t arritur këtë shifër, Leo duhet të arrijë disa objektiva që ka në kontratë.

Champions League dhe Topi i Artë janë kushti i PSG-së për Messin, që të paguhet 41 milionë euro në sezon.

Leo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, deri më 2023, me mundësi vazhdimi dhe nëj tjetër. 

(Kosova Sot Online)