Messi e pranon se Neymar dhe Mbappe ndikuan në vendimin e tij, mezi pret të luajë me ta

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 12:36
Messi e pranon se Neymar dhe Mbappe ndikuan në vendimin e tij, mezi pret të luajë me ta

Lionel Messi ka dhënë intervista të shumta të mërkurën mbrëma, ditën kur u prezantua si lojtar i Paris Saint Germain.

Ai është intervistuar nga BBC, France 2, Bein Sports, TF1, L’Equipe etj – me një fjalë ka pasur një ditë shumë të ngjeshur.

Ai u pyet për treshen sulmuese që mund të shkruajë historinë tashmë Messi-Neymar-Mbappe.

Leo tha se mezi pret të luajë dhe të nisë këtë epokë të re.

“Ndikimi i Neymar dhe Mbappé që të transferohet në PSG? Unë kam miq në dhomën e zhveshjes. Kur shoh ekipin, ka një atmosferë shumë të mirë, Mezi pres të luaj me Kylian, Neymar dhe të gjithë – këta lojtarë ndikuan në vendimin tim. Unë me të vërtetë doja të luaja me lojtarët më të mirë në botë. Dhe PSG vërtet ka një ekip fantastik”, u shpreh Leo për TF1.

Messi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSG-në, deri më 2023, me mundësi vazhdimi dhe një tjetër. 

(Kosova Sot Online)