E konfirmon zyrtarisht edhe PSG, Messi do të paguhet edhe me kriptovaluta

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 14:54
 E konfirmon zyrtarisht edhe PSG, Messi do të paguhet edhe me kriptovaluta

Për herë të parë në histori një futbollist do të paguhet edhe me kriptovaluta.

PSG konfirmoi të enjten se “paketa financiare” e Messit përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutës së tyre të njohur si “$PSG Fan Tokens”.

Klubi francez e lëshoi ​këtë valutë digjitale ​për herë të parë te fansat e tij një vit më parë.

‘$PSG Fan Tokens’, e krijuar në janar të vitit 2020 me platformën Socios.com, u krijua për të ndihmuar PSG-në të krijojë një komunitet të ri tifozësh.

PSG tani pretendon se transferimi i argjentinasit 34-vjeçar u mundësua pjesërisht me kripto si një nga “markat më novatore dhe avangarde në sportin global”.

Zyrtari kryesor i partneriteteve të PSG-së, tha në një deklaratë se afrimi i Socios.com dhe ‘$PSG Fan Tokens’ i ka mundësuar klubit të angazhohet me një audiencë të re globale dhe të krijojë një rrjedhë të rëndësishme të të ardhurave digjitale.

Në anën tjetër, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi u tha gazetarëve të mërkurën se bota do të “tronditet” nga të ardhurat financiare të krijuara nga nënshkrimi i klubit me superyllin botëror të futbollit.

Efektet janë parë tashmë. 24 orë pas prezantimit të Messit, miliona euro janë fituar nga shitja e fanellës, janë rritur aksionet e klubit dhe PSG vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga të katërta anët.

Messi nënshkroi kontratë dy vjeçare me PSG-në dhe do të fitojë deri në 40 milionë euro në sezon me bonuse.

Leo tashmë ka nisur epokën e re te Barça. Ai ka zbritur në fushë dhe ka nisur stërvitjet me PSG-në.

(Kosova Sot Online)