Shkuarja në Paris e Messi besohet që e ka shqetësuar Mbappen

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 19:17
Shkuarja në Paris e Messi besohet që e ka shqetësuar Mbappen

Sulmuesi francez mund ta tregojë të ardhmen e tij të hënën

Një treshe sulmuese me top tre lojtarë si Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe do të ishte ëndërr për çdo klub dhe Paris Saint-Germain është duke punuar që të tre këta lojtar t’i mbajë në Parc des Princes

Mbappe, megjithatë, është në dyshim për të ardhmen e tij në klub dhe ëndrra mund të fillojë që të zhduket para se të filloi mirë. Sipas Gazzetta Dello Sport, arritja e Messit në PSG e ka shqetësuar shumë superyllin francez dhe ai pritet që të lajmëron të ardhmen e tij me klubin të hënën më 16 gusht.

Derisa duket se çdo sulmues e ka ëndërr që të luajë krah Messi dhe Neymar, raportohet se Mbappe frikësohet që do të mbetet nën hijen e dy shokëve të tij të skuadrës.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e ka bërë pozitën e tij të qartë për francezin dhe ka lajmëruar se ai është njëri prej lojtarëve kyç për sezonin 2021/22.

“Nuk dëshiroj që të hy në detale për diskutimet tona me të dhe familjen e tij, por Kylian është në qendrën e planit tonë”, ka thënë ai. “Ne dëshirojmë një skuadër garuese dhe ja ku e kemi”.

“Sot, PSG është njëri prej klubeve më të mira në botë dhe unë besoj që ne kemi gjithçka që ai dëshiron për të qëndruar këtu. Askush nuk do ta kuptonte nëse ai do të largohej”.

Mbappe është kritikuar për atë se ishte vonuar në rrjete sociale për ta mirëpritur argjentinasin, të cilën gjë ai e ka bërë. 


(Kosova Sot Online)