Tifozët e Interit tallën me komentet e Lukaku pasi kalimit në Chelsea

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 23:33
Tifozët e Interit tallën me komentet e Lukaku pasi kalimit në Chelsea

Pasi që Romelu Lukaku tha se ai është “i lumtur që është kthyer në shtëpi në Chelsea”, tifozët e Interit kanë theksuar se ai të njëjtën gjë e kishte thënë për ta edhe në shkurt

Sulmuesi e kompletoi transferin e tij për 115 milionë euro sot dhe ju ribashkua klubit që për herë të parë i ishte bashkuar më 2011, duke kaluar tek ta nga RSC Anderlecht.

“I lumtur që jam kthyer në shtëpi”, ishte cicërima e tij e parë e tij në Twitter pasi që u zyrtarizuar si lojtar i Chelsea.

Tifozët e zikaltër, të cilët po prisnin mesazhin e tij ashtu siç e kishte ju kishte premtuar, thanë që Lukaku e kishte thënë të njëjtën gjë para disa muajve.

Kur një tifozë i Anglisë e kishte pyetur në Twitter se kur do të kthehesh në shtëpi, përgjigjia e tij ishte: “Jam në shtëpi tani”.

Tifozët janë tallur duke thënë se Lukaku kudo që e fut kokën, aty është shtëpia e tij, e njëjta këngë vazhdon.

Tifozët e Interit kanë defytyruar një moral të Lukaku që ishte bërë në maj jashtë stadiumit “Stadio Giuseppe Meazza”, për ta shënuar kështu fitoret e titullit në Serie A.

(Kosova Sot Online)