Di Maria e këshillon Mbappen që të mos shkojë në Real Madrid

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 08:48
 Di Maria e këshillon Mbappen që të mos shkojë në Real Madrid

Lojtarët e Paris Saint Germain janë duke u munduar në mënyra të ndryshme që ta bindin Kylian Mbappen të qëndrojë.

Real Madridi është duke insistuar për lojtarin, por Di Maria beson se ai do të qëndrojë në Parc des Princes.

“Mbappe? Mendoj se do të qëndrojë”, tha Di Maria për ESPN.

“Është e vërtet se ai është lojtar që e duan të gjitha klubet e mëdha, por me ekipin që ka tani PSG, nuk besoj se do të largohet. Nuk besoj se do të gjente ekip më të mirë se PSG”.

(Kosova Sot Online)