Man City ka gati 150 milionë euro për Kane

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 09:55
 Man City ka gati 150 milionë euro për Kane

Harry Kane është dëshira e madhe e Pep Guardiolës dhe Manchester City po puno për t’ia realizuar trajnerit spanjoll.

Sipas Guardian, Manchester City ka bërë gati 150 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin, Harry Kane.

Raportohej se City kërkon së paku 180 milionë euro, por City shpreson që me 150 milionë do ta bind klubin që ta lërë të lirë anglezin.

Bisedimet nuk janë aspak të lehta, prandaj Kane vendosi që të mos shkaktojë telashe dhe pas disa ditësh mungese, u rikthye në stërvitje dhe tani besohet se do të jetë në skuadër për startin e Premierligës.

Sulmuesi 28-vjeçar e ka kaluar gjithë karrierën në Tottenham, derisa vlen të përmendet se katër sezone, në moshë të re, ishte i huazuar në katër klube të ndryshme.

Ai deri më tani me Tottenhamin ka bërë 336 paraqitje, ka shënuar 221 gola.

Kane dëshiron trofe, nuk e ka fituar asnjë dhe tashmë ka 28-vjet. Ai ndjen se është koha të shkojë te një klub i madh dhe dëshira e tij është të punojë me Pep Guardiolës.

(Kosova Sot Online)