Ish lojtari i Realit thotë se Mbappe gabon nëse e lë PSG-në e Messin për Madridin

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 10:13
Ish lojtari i Realit thotë se Mbappe gabon nëse e lë PSG-në e Messin për Madridin

Javier Balboa, ish futbollisti i Real Madridit, në El Chiringuito de Jugones ka folur për ardhjen e mundshme të Kylian Mbappes në Madrid.

Pas transferimit të Lionel Messit në Francë, raportohet se i është hapur rruga Mbappes që të largohet.

Por, 36-vjeçari beson se nëse Mbappe do të bënte një hap të tillë, do të gabonte, sepse sipas tij, s’mund të lihet mundësia të luajë në treshen sulmuese që e do e gjithë botë (Neymar-Messi-Mbappe) për Realin e sotëm.

Ai gjithashtu beson se në PSG, Mbappe tani për tani, me ekipin që ka PSG, ka më shumë shanse që duke luajtur me Neymarin dhe Messin të fitojë edhe Topin e Artë.

Ai i ka dërguar edhe një mesazh Mbappes, ani pse e konsideron veten madrilen; “Po të isha në vend të tij do të qëndroja në PSG”.

“Treshja Neymar-Messi-Mbappe do të jetë bombë fare, e gjithë bota e presin dhe duan që t’i shohin duke luajtur, përse të shkojë në Madrid?”. 

(Kosova Sot Online)