Talenti 17-vjeçar i PSG-së i thotë Messit: “Nëse ke nevojë për diçka, këtu më ke”

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 10:40
Talenti 17-vjeçar i PSG-së i thotë Messit: “Nëse ke nevojë për diçka, këtu më ke”

Lionel Messi tashmë ka nisur aventurën e re te Paris Saint Germain.

Ai nisi stërvitjet të enjten, ku u njoftuar me të gjithë shokët e rinj të skuadrës.

Në mesin e yjeve që po përgatiten për sezonin e ri në Francë që tashmë ka nisur, pjesë e skuadrës është edhe talenti 17-vjeçar, mesfushori Ismael Gharbi.

Ai pëlqehet shumë nga Mauricio Pochettino dhe ka shënuar gol në miqësoret e korrikut.

Ismael është parë në një moment në stërvitje, bashkë me Pochettinon dhe Messin, derisa i thotë Leos: “Nëse ke nevojë për diçka, këtu më ke”.

Natyrisht, për të është ëndërr e bërë realitet që ta ketë në skuadër Messin dhe dëshiron që t’i qëndrojë sa më pran për të mësuar sa më shumë nga gjashtë herë fituesi i Topit të Artë. 

(Kosova Sot Online)