20 skuadrat më të vlefshme në botë, PSG-ja e Messit nuk është e para

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 10:42
20 skuadrat më të vlefshme në botë, PSG-ja e Messit nuk është e para

“Transfermarkt” ka publikuar listën e skuadrave më të vlefshme në botë.

Ani pse tani Paris Saint Germain e ka në skuadër më të mirin në botë, Lionel Messin, vazhdon të mos jetë klubi më i vlefshëm në botë.

Sipas ““Transfermarkt” Manchester City është tani për tani klubi më i vlefshëm në botë, vlera e të cili shkon mbi 1 miliard, derisa ndiqet nga Chelsea (996 milionë), dhe PSG-ja që plotëson podiumin me vlerë 993 milionë.

Interesante është fakti që Real Madridi dhe Barcelona, që kur i kishin Cristiano Ronaldon dhe Barcelonën në vitet e arta, ishin në maje, sot janë në vendin e gjashtë, respektivisht të tetë.

Është interesante fakti se nëntë klube të Premierligës janë në mesin e 20 klubeve më të vlefshme në botë dhe ato mund t’i zbuloni më poshtë….

(Kosova Sot Online)