Paga më e lartë në klub, kaq pritet të paguhet Shaqiri tek Lyon

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 10:58
Paga më e lartë në klub, kaq pritet të paguhet Shaqiri tek Lyon

Vazhdojnë negociatat mes Liverpoolit dhe Olympique Lyonn për transferimin e Xherdan Shaqirit.

Ende nuk është arritur marrëveshje mes dy klubeve. L’Equipe raportoi të enjten se ende nuk është gjetur asnjë marrëveshje me Liverpoolin, i cili tani po pretendon të marrë 8 milionë euro nga ky transferim.

Kjo shumë është afër ofertës së fundit të OL, e vlerësuar në 6.5 milion euro. Lojtari zviceran ka pranuar të bashkohet me Rhône, ku ai do të marrë 350,000 euro në muaj dhe kështu të bëhet paga më e madhe e klubit.

Gjithçka pritet të vendoset deri në fund të kësaj jave.

(Kosova Sot Online)