Përzierja e politikës në sport, Moldavia s’i jep vizë Lirim Kastratit veç pse është nga Kosova

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 12:09
 Përzierja e politikës në sport, Moldavia s’i jep vizë Lirim Kastratit veç pse është nga Kosova

Lojtari i kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, nuk do të mund të udhëtojë me ekipin e tij të Dinamos së Zagrebit për ndeshjen që do ta luajnë kundër Sherif Tiraspol në kuadër të play-offit të Champions League më 25 gusht pasi që Moldavia ia ka refuzuar vizën, shkruan Index.hr.

Sulmuesi 22 vjeçar nga Kosova nuk do të mund të udhëtojë me ekipin e tij kroat për ndeshjen kundër Sherif Tiraspol, për shkak të pozicionit politik që Moldavia mbanë karshi Republikës së Kosovës.

Klubi kroat i Dinamo Zagrebit i është drejtuar UEFA-s për ndihmë, derisa këta të fundit janë duke bërë përpjekje për ta bindur Moladivnë se politika s’ka vend në sport.

(Kosova Sot Online)