Koeman: “Pa Messin, do të vuajmë për gola”

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 12:23
Koeman: “Pa Messin, do të vuajmë për gola”

Ronald Koeman e ka pranuar se Barcelona e tij do të vuajë shumë pa Lionel Messin.

Megjithatë, ai premton se ka një ekip të mirë dhe nëse arrijnë të luajnë lojë kolektive tani, jo individuale, janë në gjendje të luftojnë për trofe edhe këtë sezon, si çdo sezon.

Lionel Messi u largua nga Barcelona pas pothuajse dy dekadash, për t’u transferuar te Paris Saint Germain.

“Natyrisht se do të vuajmë për gola pa Messin. Ai shënoi 30 gola sezonin e kaluar. Tani është gjithçka lojë kolektive, jo individuale. Kur të kthehen Ansu Fati & Coutinho, do të kemi ekip më të fortë dhe do të luftojmë për trofe si çdo sezon tjetër”.

Ashtu si Ronaldo në Real Madrid, edhe Leo Messi në Barcelonë shënonte pothuajse gjysmën e golave.

Ai e mbylli vitin e kaluar me 38 gola dhe 14 asiste. 

(Kosova Sot Online)