Van Dijk pas rinovimit me Liverpool: Besimin e shpërblej në fushë

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 12:28
Van Dijk pas rinovimit me Liverpool: Besimin e shpërblej në fushë

Virgil van Dijk nënshkruan një kontratë të re meLiverpoolin.

Qendër-mbrojtësi ka tashmë një një marrëveshje të re afatgjate me klubin anglez deri në vitin 2025.

Marrëveshja e mëparshme e 30-vjeçarit do të skadonte në 2023, por ai tani e ka zgjatur atë me dy vjet të tjera..

Ai është lojtari i katërt i lartë që nënshkruan një kontratë të re me Reds javët e fundit, pas Trent Alexander-Arnold, Alisson dhe Fabinho.

Mjaft i lumtur me firmën mbi kontratën e re u shfaq edhe mbrojtësi 30-vjeçar holandez, i cili deklaroi se ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe mezi pret t’i shpërblejë besimin klubit me paraqitjet në fushën e lojës.

“Që ditën e parë kur erdha në Liverpool, ndjeva aq shumë vlerësim nga tifozët, shokët e skuadrës dhe stafi, saqë kuptova se do të qëndroja gjatë këtu dhe do të bëhesha pjesë e rëndësishme e klubit. Jam shumë i lumtur që do të mund të vazhdojmë gjithë punë e mirë të bërë deri tani me Liverpool. Kam luajtur disa miqësore që më kanë ndihmuar të rigjej ritmin e ndeshjes, ndaj besoj se jam gati për fundjavën, por vendimi i takon trajnerit. Mezi pres të shpërblej në fushë besimin e klubit”, deklaroi mbrojtësi holandez.

(Kosova Sot Online)