Haaland, Lewandowski apo Mbappe? UEFA nominon më të mirët e vitit

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 14:12
Haaland, Lewandowski apo Mbappe? UEFA nominon më të mirët e vitit

Erling Haaland, Robert Lewandowski dhe Kylian Mbappé do të luftojnë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga UEFA.

Lajmin e ka bërë të ditur vet UEFA në faqen zyrtare, derisa ka zbuluar edhe nominimet në kategori tjera.

Çmimi i portierit më të mirë do të ndahet mes Courtois, Ederson dhe Mendy (Chelsea).

Për çmimin e mesfushorit më të mirë për vitin 2021 janë nominuar; De Bruyne, Jorginho dhe N’Golo Kante – tre futbollistë që luajnë në Premierligë.

Edhe në fazën defensive, në mbrojtje, UEFA ka nominuar tre futbollistë që luajnë në Angli, , Azpilicueta, Ruben Dias dhe Antonio Rudiger.

Derisa për sulmuesin më të mirë të sezonit, janë nominuar Erling Haaland, Robert Lewandowski dhe Kylian Mbappé.

(Kosova Sot Online)