Carragher vë shpresat e Liverpoolit te Van Dijk

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 16:45
Carragher vë shpresat e Liverpoolit te Van Dijk

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, e ka cilësuar shumë të rëndësishëm rikthimin e Van Dijk.

Van Dijk u lëndua sezonin e kaluar në ndeshjen derbi ndaj Evertonit në tetor dhe humbi të gjithë edicionin e Premierligës.

Ish mbrojtësi i Liverpoolit ka thënë se ‘The Reds’ luajtën dobët sezonin e kaluar, por me rikthimin e Van Dijk problemet në mbrojtje për skuadrën e Klopp do të zgjidhen.

“Tani për tani, mendoj se do të ketë një vendosmëri nga Klopp dhe lojtarët, ishte vërtet e dobët sezonin e kaluar, por Virgil van Dijk është kthyer. Për sa i përket problemeve që Liverpool kishte në mbrojtje, mendoj se do të zgjidhen me kthimin e tij”, tha Carragher.

(Kosova Sot Online)