Sergio Ramos, Messi, Neymar ose Mbappe: Kush do të marrë penalltitë tek PSG?

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 16:48
Sergio Ramos, Messi, Neymar ose Mbappe: Kush do të marrë penalltitë tek PSG?

Lionel Messi është bërë futbollisti më i fundit në Paris Saint-Germain, duke u bashkuar me një skuadër me Sergio Ramos, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Çështja e madhe tek PSG është tashmë se kush do t’i gjuajë penalltitë tek kjo skuadër.

Ndërsa pak do të habiteshin nëse përgjegjësia do të binte mbi supet e Messit, si ylli kryesor në anën e PSG -së, një shikim i statistikave tregon pse opsioni më i mirë për këtë rol në të vërtetë mund të jetë Sergio Ramos.

Ramos ka një rekord pozitiv nga pika e bardhë, pasi ka shënuar në secilën nga 10 penalltitë e tij të fundit, që është rekordi më i mirë.

Neymar dhe Mbappe të dy kanë shënuar nëntë herë nga 10 penalltitë e tyre përkatëse, ndërsa Messi është në fakt më pak efektivi në këtë drejtim, me tetë goditje të konvertuara nga dhjetë të fundit.

(Kosova Sot Online)