Solskjaer thotë se Varane ende nuk është lojtar i Manchester United

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 09:47
Solskjaer thotë se Varane ende nuk është lojtar i Manchester United

Ka së paku dy javë që Raphael Varane është larguar zyrtarisht nga Real Madridi për t’u transferuar te Manchester United.

Por, Djajtë e Kuq ende nuk e kanë konfirmuar blerjen e mbrojtësit francez, shkaku i dokumenteve dhe disa problemeve tjera që sipas Ole Gunnar Solskjaer, së shpejti do të zgjidhen.

“Ai nuk është stërvitur me ne. Të gjitha pikat janë vënë mbi i, por gjërat kërkojnë kohë dhe për fat të keq me izolimin dhe vonesën nuk është bërë ende njëqind për qind, por do të përfundojë së shpejti”, tha Solskjaer.

Varane u largua nga Reali pas dhjetë sezoneve, ku bëri 360 paraqitje dhe shënoi 17 gola.

Ai ka fituar shumë trofe, vecuar katër trofe të UEFA Champions League. 

(Kosova Sot Online)