I bie niveli i sheqerit në gjak, Lirim Kastrati trembi Dinamo Zagrebin

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 11:32
I bie niveli i sheqerit në gjak, Lirim Kastrati trembi Dinamo Zagrebin

Lirim Kastrati është më mirë, por pas ndeshjes kundër Gorica ai i shqetësoi shokët e skuadrës dhe stafin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në fund të ndeshjes ai pati një moment dobësie dhe nga ajo që shkruajnë mediat kroate, e gjithë erdhi për shkak të rënies së nivelit të sheqerit në gjak.

Kastrati mori ndihmën e mjekëve në fushën e blertë dhe gjithçka kaloi, pasi nuk kishim të bënim me një shqetësim të madh.

Kujtojmë se Kastrati mund të mungojë në sfidën e radhë për Dinamo Zagrebin.

Lojtari i kombëtares së Kosovës, raportohet se s’do të mund të udhëtojë me ekipin e tij të Dinamos së Zagrebit për ndeshjen që do ta luajnë kundër Sherif Tiraspol në kuadër të play-offit të Champions League më 25 gusht pasi që Moldavia ia ka refuzuar vizën, shkruan Index.hr.

Sulmuesi 22 vjeçar nga Kosova nuk do të mund të udhëtojë me ekipin e tij kroat për ndeshjen kundër Sherif Tiraspol, për shkak të pozicionit politik që Moldavia mbanë karshi Republikës së Kosovës.

Klubi kroat i Dinamo Zagrebit i është drejtuar UEFA-s për ndihmë, derisa këta të fundit janë duke bërë përpjekje për ta bindur Moladivnë se politika s’ka vend në sport. 

(Kosova Sot Online)