Di Maria e thumbon pak Ronaldo, thotë se edhe ai do të donte të ishte pjesë e PSG-së

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 11:33
Di Maria e thumbon pak Ronaldo, thotë se edhe ai do të donte të ishte pjesë e PSG-së

Edhe Cristiano Ronaldo do të dëshironte të ishte pjesë e super skuadrës së Paris Saint Germain.

Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe – treshja më e mirë ndonjëherë në histori të futbollit do të zbresë në fushë në “Parc des Princes” këtë sezon.

PSG ka krijuar një skuadër unike sipas Di Marias me ardhjen e Messit, skuadër pjesë e të cilës do të dëshironte të ishte edhe CR7.

“Ronaldo do të dëshironte të vras veten që nuk gjendet këtu. Cilësia dhe numri i lojtarëve që ka tani PSG është unike”, deklaroi Di Maria.

(Kosova Sot Online)