LAJMI I FUNDIT: U tha se po kalon në Premier League, vjen reagimi zyrtar nga Real Madrid

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 11:37
LAJMI I FUNDIT: U tha se po kalon në Premier League, vjen reagimi zyrtar nga Real Madrid

Mundo Deportivo tha se Real Madrid po studion për javë të tëra mundësinë e largimit nga La Liga.

Qëllimi i Real Madridit sipas tyre ka qenë të dijë nëse do të ishte e mundur të braktiste kampionatin spanjoll dhe të përfundonte në një ligë tjetër të fuqishme.

Megjithatë, Real Madridi ka reaguar zyrtarisht, duke e quajtur krejtësisht të rremë këtë lajm.

“Duke pasur parasysh informacionin e botuar sot nga gazeta Mundo Deportivo, në të cilën thuhet se klubi ynë ka studiuar kalimin nga LaLiga në Premier, Real Madrid dëshiron ta bëjë të qartë se është krejtësisht i rremë, absurd dhe i pamundur dhe se ai vetëm synon shqetësimin e klubit tonë”, thuhet brenda saj.

(Kosova Sot Online)