Manchester United e fillon sot edicionin e ri në Premier League, e pret rivalin e madh në “Old Trafford”

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 11:41
Manchester United e fillon sot edicionin e ri në Premier League, e pret rivalin e madh në “Old Trafford”

Sezoni 2021/22 në Premier League për Manchester United fillon ditën e sotme.

Skuadra e Manchesterit do të përballet me rivalin e saj historik, Leeds United.

Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, duke u bazuar edhe tek fakti që pritet të ketë një numër të madh të tifozëve në “Old Trafford”.

Në përgjithësi, gjatë historisë së takimeve mes dy skuadrave, United ka 48 fitore, Leeds 27 dhe ka pasur 36 barazime.

Ndeshja e sotme zhvillohet në ora 13:30.

(Kosova Sot Online)