Formacioni interesant i Realit për ndeshjen e parë në La Liga

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 11:55
Formacioni interesant i Realit për ndeshjen e parë në La Liga

LaLiga startoi të premten mbrëma, derisa sonte është dita e Real Madridit të Carlo Ancelottit.

Në orën 22:00 do të bëjë debutimin zyrtar sezonal edhe Real Madridi, që vjen me jo pak ndryshime, pasi ia ka besuar pankinën italianit Carlo Ancelotti, i cili vjen për herë të dytë në stolin e Los Blancos, por me objektiva të njëjtë, të fitojë sa më shumë.

Madrilenët do të luajnë në udhëtim ndaj Alavesit, teksa debutimi i tyre pritet me mjaft interes, pasi mungojnë dyshja titullare Ramos-Varane, të cilët janë larguar dhe mbetet të shihet si do ta zëvendësojnë mungesën e tyre Alaba me brazilianin Eder Militao.

Po me kaq interes pritet edhe performanca e dy emrave si Gareth Bale e Eden Hazard, të cilët nuk kanë lënë gjurmë te Reali vitet e fundit, por Ancelotti ka marrë përsipër t’i rikthejë sërish në nivelet më të larta.

Do të mungojnë sonte lojtarë si Kroos, Marcelo, Carvajal, Mendy, Mariano për shkak të shqetësimeve me lëndime.

Formacioni i mundshëm:

(Kosova Sot Online)