Kur do të debutojë Lukaku? Tregon Tuchel

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 13:29
 Kur do të debutojë Lukaku? Tregon Tuchel

Romelu Lukaku mund të debutojë kundër Arsenalit xhiron e ardhshme.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Chelseas, Thomas Thuchel.

Lukaku është blerja e madhe e Kampionit të Evropës, pasi u mor për 115 milionë euro nga Interi.

“Lukaku është ende në karantinë duke ndjekur protokollet”, tha Tuchel.

“Ai do të na bashkohet të hënën, do të stërvitet gjithë javën dhe do të luajë kundër Arsenalit. Ky është plani”.

(Kosova Sot Online)