Më në fund Man United e zyrtarizon Varanen

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 14:08
Më në fund Man United e zyrtarizon Varanen

Tashmë është zyrtare, Raphael Varane është lojtar i Manchester United.

Klubi ka së paku 15 ditë që nuk e ka konfirmuar blerjen e mbrojtësit francez nga Real Madridi, ani pse ai u largua nga Reali në fund të korrikut – arsyet ishin nga më të ndryshmet.

Por tashmë ka përfunduar gjithçka, Varane edhe zyrtarisht është lojtar i Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi në faqen zyrtare.

Varane ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Unitedin, deri në vitin 2025.

Ai u largua nga Reali pas 10 sezonesh, ku fitoi 19 trofe, përfshirë katër UEFA Champions League. 

(Kosoav Sot Online)