Varane prezantohet para mijëra tifozëve në “Old Trafford”, ka zgjedhur numrin 19

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 14:11
Varane prezantohet para mijëra tifozëve në “Old Trafford”, ka zgjedhur numrin 19

Varane ka nënshkruar kontratë deri më 2025 me “Djajtë e Kuq”. Ai u largua nga Reali pas 10 sezonesh, ku fitoi 19 trofe, përfshirë katër UEFA Champions League.

Tashmë është zyrtare, Raphael Varane është lojtar i Manchester United.

Varane, që u largua nga Real Madridi pas 10 sezonesh, ka zbritur në “Old Trafford”, duke u prezantuar para mijëra tifozëve.

Ai doli në fushë para ndeshjes së parë në Premierligë për Unitedin, kundër Leeds United.

Varane ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Unitedin, deri në vitin 2025.

Ai do të bartë fanellën me numrin 19, siç e barte në fillim të karrierës te Real Madridi.

(Kosova Sot Online)