Fjalët e para të Varane si lojtar i Manchester United

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 16:20
Fjalët e para të Varane si lojtar i Manchester United

Tashmë është zyrtare, Raphael Varane është lojtar i Manchester United.

Varane, që u largua nga Real Madridi pas 10 sezonesh, ka zbritur në “Old Trafford”, duke u prezantuar para mijëra tifozëve në sfidën ku Unitedi e mundi 5-1 Leeds Unitedin.

Varane ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Unitedin, deri në vitin 2025.

Ai do të bartë fanellën me numrin 19, siç e barte në fillim të karrierës te Real Madridi.

“Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë dhe s’mund të refuzoja një mundësi për të ardhur dhe për të luajtur në Premierligë”, tha Varane.

“Dua të arrij edhe më shumë në karrierë dhe e di se i jam bashkuar një skuadra me shumë lojtar të shkëlqyer që janë të përkushtuar për të fituar sa më shumë trofe”.

“Dua të lë gjurmë këtu dhe do të jap gjithçka për të shkruar historinë me këtë klub”. 

(Kosova Sot Online)