Fernandes e Pogba shkruajnë histori me United

  • G.G /
  • 14 August 2021 - 16:23
Fernandes e Pogba shkruajnë histori me United

Manchester United arritën një fitore spektakolare sot duke triumfuar me rezultat 5-1 ndaj Leeds.

Dy lojtarët kyç në këtë fitore të djajve ishin padyshim, Bruno Fernandces dhe Paul Pogba.

Njëri realizoi hat-trick të golave, kurse tjetri plot katër asistime, kësisoj të dy regjistruan nga një rekord të klubit me këto arritje.

Bruno Fernandes është lojtari i parë i Manchester United që shënon hat-trick në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier Ligës.

Ndërsa, Paul Pogba është bërë lojtari i parë në histori të Man United që regjistron katër asistime brenda një ndeshje të Premier Ligës.

Në fakt, Pogba sot ndaj Leeds regjistroi po aq asistime (4), sa kishte regjistruar në 41 ndeshjet paraprake të kombinuara.

(Kosova Sot Online)