Pochettino mbron Mbappen: Nuk i dëgjova vërshëllimat, jam i lumtur me të

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 12:09
Pochettino mbron Mbappen: Nuk i dëgjova vërshëllimat, jam i lumtur me të

Mauricio Pochettino deklaroi se është “shumë i lumtur” me Kylian Mbappen pas fitores 4-2 ndaj Strasburgut, sfidë në të cilën tifozët e Paris Saint-Germain vërshëllyen sulmuesin e talentuar francez për shkak të qëndrimit të tij të palëkundur në lidhje me rinovimin e kontratës.

Mbappe, i cili dëshiron t’i bashkohet Realit, shënoi një nga katër golat e Parisit në “Parc des Princes” para syve të të sapoardhurit Lionel Messi, që ndodhej në tribunë.

Pochettino në fjalën e tij e vuri theksin te impenjimi dhe përqendrimi i 22-vjeçarit, duke i anashkaluar vërshëllimat e publikut.

“Nuk i dëgjova vërshëllimat,” – tha Pochettino për L’Equipe. – “Jam shumë i lumtur me të. Kylian është i fokusuar në atë që duhet të bëjë dhe zhvilloi një lojë vërtet të mirë. Ai duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi mbështetjen e tifozëve. Është e jashtëzakonshme, na kishin munguar shumë. Futbolli është krejtësisht tjetër me spektatorët. Me prezantimin e të sapoardhurve, ishte një mbrëmje e mrekullueshme për PSG. Tani, ne duhet t’i përgatisim ata gradualisht, pa marrë shumë rreziqe, pavarësisht nëse është Leo Messi apo ndonjë tjetër.”

Fjalët e Pochettinos synojnë të çtensionojë marrëdhënien mes tifozëve të PSG-së dhe Mbappes, që ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, me dëshirën për t’iu bashkuar Realit.

Presidenti i klubit parizien, Al Khelaifi, pret që talenti 22-vjeçar të qëndrojë, pasi me blerjen e Messit, sipas tij, nuk ka çfarë të bëjë më shumë që ta bindtë të mos largohet.

(Kosova Sot Online)