Do të ndeshet mes 78.000 shikuesve, shqiptari tregon përballjen e radhës në mbrëmjen e Joshuas

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 08:49
Do të ndeshet mes 78.000 shikuesve, shqiptari tregon përballjen e radhës në mbrëmjen e Joshuas

Do të ndeshet në stadiumin e Totenhemit mes 78.000 njerëzve, Florian Marku tregon përballjen e radhës në mbrëmjen e Joshuas!
    
Sfida mes Florian Markut dhe Maxim Prodan e vendosur më datën 7 gusht u shty për shkak të një lëndimi të boksierit shqiptar. Teksa mbështetësit kuqezi ishin duke pritur me padurim për datën e ndeshjes së tij, Marku ka sqaruar gjithçka në një video në rrjetet sociale.

Sipas tij, sfida mes Markut dhe Prodan do të zhvillohet në 25 shtator, në stadiumin e Tottenham, ku do të ketë 78000 ndjekës. Ndeshja kryesore në këtë event do të jetë mes Anthony Joshua dhe Alexandër Usyk, për titullin kampion të peshave të rënda.

“Siguroni biletat tuaja për datën 25 shtator.  Ndeshja ime do të jetë në atë ditë.

Ndeshet Joshua kundër Usyk, në stadiumin “Tottenham”. Do të ketë 78000 veta në publik. Gjigande!”- ishin fjalët e Markut gjatë publikimit të datës së ndeshjes së tij.

(Kosova Sot Online)