“Aguero do të ‘dëshironte ta vriste vetveten’ në Barcelonë pa Messi”

  • G.G /
  • 16 August 2021 - 09:49
“Aguero do të ‘dëshironte ta vriste vetveten’ në Barcelonë pa Messi”

Lojtari i PSG-së, Angel Di Maria ka folur edhe për Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo

Sulmuesi anësor i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria ka thënë se sulmuesi i Barcelonës Sergio Aguero është duke u ndier keq pas largimit të Lionel Messi, i cili ishte edhe arsyeja e tij që ai t’i bashkohet Blaugranas këtë verë.

Javën e kaluar bota ishte dëshmitare e largimit të Messi nga Barcelona ku ai u bë zyrtarisht lojtar i PSG-së duke ju bashkuar Di Marias, duke e lënë Agueron, që është njëri prej shokëve të tij të ngushtë, vetëm në Barcelonë e ku ai qartë e ka vënë në pyetje qëndrimin në Kataloni.

“Kun do të dëshironte ta vriste vetveten, çfarë do të bënit ju”, tha Di Maria në një intervistë me TyC Sports me shaka.

“Pavarësisht tërë kësaj (largimit të Messit në Barcelonë), për me keq ai u lëndua përsëri dhe do të jetë jashtë për disa javë. Kjo është gjëja më e keqe”.

Ylli i Juventusi Cristiano Ronaldo është një tjetër lojtar që është lidhur me një kalim në PSG më herët në këtë verë, me raportet që thoshin se ai mund t’i bashkohet ekipit si lojtar për kontratë në verën e vitit 2022. Di Maria mendon që do të pendohet nëse nuk luan futboll me skuadrën nga Parc des Princes,.

“Cristiano duhet ta ‘vret vetveten nëse nuk do të jetë këtu (PSG) për të luajtur”, theksoi ai.

“Kualiteti dhe kuantiteti i lojtarëve që ka PSG tani është unik. Nuk ndodh shpesh në klube që të kenë lojtarët më të mëdhenj dhe më të mirë”.

“Cristiano sigurisht dëshiron që të jetë këtu, por ata sollën Messi dhe fatmirësisht ai do të jetë edhe më i mirë këtu”.

Messi dhe Di Maria janë shokë shumë të mirë ku ky i fundi tha me lirik kur u pyet për 34 vjeçarin.

“Për mua, sinqerisht është shumë e lehtë të luaj me Messi. Nëse vraponi, ai ua pason topin të ju, ju bie të këmbët e juaja”, ka shpjeguar ai.

“Nuk ke justifikime për asgjë. Kam marrëdhënie të shkëlqyer me të si brenda edhe jashtë fushës. Është e lehtë ta shohës atë çfarë dëshiron”.

“Messi është nga një botë tjetër. E godisni me këmbë atë dhe ai ndalon, pason sikurse nuk ka ndodhur asgjë, ai mendon më përpara se tjetër. Nuk kam parë kurrë kështu”.

“Kam luajtur me Cristianon, Neymarin, Mbappen, Rooneyn, Van Persien, Ibrahimovicin, Bezeman, Bale dhe sinqerisht nuk kam parë si ai. Leo është unik”.

“Mendoj se Messi do të ndihet më mirë këtu se në Kataloni. Me pritjen që do ia bëjnë në Paris, mendoj që ai tashmë e ka kuptuar çfarë ka sjell këtu, çfarë ka bërë dhe çfarë lojtari i madh është”.

“Njerëzit këtu do ia tregojnë këtë dashuri në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje. Për shkak të tij do të këtë 200 njerëz që do të dalin jashtë për ta parë kudo që shkon”. 

(Kosova Sot Online)