Henderson dhe Liverpool arrijnë marrëveshje për rinovim

  • G.G /
  • 16 August 2021 - 09:54
Henderson dhe Liverpool arrijnë marrëveshje për rinovim

Liverpooli dhe mesfushori anglez, Jordan Henderson kanë arritur marrëveshje në princip për rinovimin e kontratës.

Kontrata e re e Henderson do të jetë +3 vite me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, bazuar në paraqitjet.

Rinovimi ende nuk është nënshkruar, por në të dy taboret po mbizotëron pozitiviteti rreth arritjes së marrëveshjes.

Jurgen Klopp është personi kryesor që po e shtyn përpara arritjen e një marrëveshje për rinovim.

Henderson është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2011, por viteve të fundit ka treguar performanca të mira, ndërsa Klopp ia ka besuar edhe shiritin e kapitenit. 

(Kosova Sot Online)