Granit Xhaka e vazhdon kontratën me Arsenalin

  • E.K /
  • 16 gusht 2021 - 12:55
 Granit Xhaka e vazhdon kontratën me Arsenalin

Ylli kosovar do të jetë i lidhur me “Topçinjtë deri në vitin 2025. Me këtë rast dështon edhe përfundimisht “pista” Roma

Granit Xhaka do ta vazhdojë karrierën në Arsenal. 28 vjeçari ka arritur marrëveshje me “Topçinjtë” për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2025. Sipas mediave angleze, në kontratën e re përfaqësuesit zviceran do t’i rritet edhe rroga.

Ndërkohë, ai do të mbetet kapiten i “Gunners”, së paku edhe këtë sezon. Eksperienca e Xhakës në Arsenal ka pasur luhatje, por në fund të ditës ai është lojtar i rëndësishëm i londinezëve.

Ylli kosovar ishte pranë transferimit në Romë gjatë kësaj vere. Atë e donte trajneri Jose Mourinho, por palët nuk u morën vesh dhe ky transferim dështoi. Tash e tutje, ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengledbachut do të jetë i fokusuar vetëm tek klubi nga “Emirates Stadium”.

(Kosova Sot Online)