Tuchel tregohet modest, thotë se Chelsea është i katërti në garë për titull

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 16:01
Tuchel tregohet modest, thotë se Chelsea është i katërti në garë për titull

Thomas Tuchel tha se ai e sheh Chelsean si favoritin e katërt për titullin e Premierligës, përkundër triumfit në Champions League dhe transfereve të reja.

Tuchel ka fituar 20 nga 32 ndeshjet si trajner i Chelseat që nga janari, duke i udhëhequr drejt triumfit në Champions League dhe në pozitën e katërt në ligë.

Por, përkundër transferimit të Lukakut, trajneri gjerman tha se ata janë favoritët e katërt për ta fituar titullin.

“Të jem totalisht i sinqertë, unë e shoh Chelsean në numrin katër si favorit për ta fituar titullin. Ne duhet ta mbushim boshllëkun me tri vendet e para. Kjo është Premierliga, një kompeticion i forte. Ne duhet të plotësojmë boshllëkun me Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin” – tha Tuchel.


(Kosova Sot Online)