Pioli i jep një ditë pushim lojtarëve të Milanit

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 17:12
Pioli i jep një ditë pushim lojtarëve të Milanit

Milan ka vazhduar me ndeshjet parapërgatitur me një fitore prej 2-1 të shtunën kundër Panathinaikosit kurse trajneri Stefano Piolo i ka dhënë një ditë pushim lojtarëve të hënën.

Siç raporton MilanNews nuk do të këtë stërvitje të hënën në Milanello derisa trajneri i ka dhënë një ditë pushim lojtarëave pas fitores kundër gjigantëve grek.

Transferi i ri Olivier Giroud ka shënuar dy golat të shtunën, me kuqezinjtë që janë në fazën finale të përgatitjeve para se të luajnë ndeshjen e parë kundër Sampdorias më 23 gusht.

Kuqezinjtë kanë përfunduar në vendin e dytë në sezonin 2020-21 dhe i pret një sezon  i gjatë, pasi që sivjet do të garojnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Zlatan Ibrahimovic dhe Frankc Kessie nuk pritet që të kthehen në ndeshjet e para të sezonit por kjo mund të ndodh pas ndeshjeve të Kombëtarëve në shtator pasi që ata mund të rikuperohen nga lëndimet.

Milani pret Cagliarin në San Siro para se pushim të ndeshjeve kualifikuese në shtator kurse kthehet në aksion më 12 shtator ku pret Lazion në shtëpi.

(Kosova Sot Online)