Barcelona ka një plan të fitojë edhe pa Messi

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 23:05
Barcelona ka një plan të fitojë edhe pa Messi

Ata patën një paraqitje tepër të mirë kundër Real Sociedadit

Derisa ende hija e Lionel Messi u pa që është në Camp Nou gjatë ndeshjes se Barcelonës në La Liga kundër Real Socidad të dielën, skuadra e Ronald Komena tregoi që ka jetë edhe pas largimit të argjentinasit pasi që ata fituan kundër Real Sociedadit me rezultat 4-2.

Blaugrana bëri një paraqitje të shkëlqyeshme derisa ata demonstruan që kanë një plan të fitojnë edhe pa Messi.

Aspekti i parë që ja vlen të theksohet në paraqitjen e tyre është përpjekja kolektive, ku secili nga 10 lojtarët në fushë ishin tepër të rrezikshëm kur kalonin përpara.

Si lojtar i Barcelonës, Messi në shumë raste ishte i liruar nga këto përgjegjësi nga trajnerët e tij, kishte mungesë kolektive në sulm që ishte më e qartë kur ai ishte partner në sulm me Luis Suarezin.

Goli i dytë i Barcelonës mbrëmë (e diel), që u shënua nga Martin Braithwaite, erdhi pas presionit të lart ku pamë Eric Garcian që demoloi Adnan Januzajn, para se skudra mysafire të shënoi gol.

Në posedim, paraqitja e Barcelonës ishte shumë impresive, derisa ata krijuan disa shanse të cilat i shfrytëzuan sulmuesit, më shumë se në kohën e Messi.

(Kosova Sot Online)