Interi merr frymë lirshëm, Lautaro dëshiron të qëndrojë

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 08:33
Interi merr frymë lirshëm, Lautaro dëshiron të qëndrojë

Martinez do të vazhdojë ta veshë fanellën e Interit.

Pas largimit të Romelu Lukakut, Interi u frikësua se do të largohet edhe sulmuesi, Lautaro Martinez.

Por, agjenti i lojtarit ka dhënë lajmin e madh, duke thënë se futbollisti dëshiron të qëndrojë.

“AI dëshiron të fitojë Scudetton sërish me Interin, të luajë mirë në Champions League dhe siç kam thënë edhe më parë, nuk po mendon të largohet nga Italia”, tha Alejandro Camano për “FCInterNews”. 


(Kosova Sot Online)