Përfundon afati kalimtar në basketboll, përforcohen shumica e klubeve

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 15:09
Përfundon afati kalimtar në basketboll, përforcohen shumica e klubeve

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll në konkurrencën e meshkujve. Afati kalimtar ishte shumë i pasur, ku kishte transferime nga skuadrat e mëdha, kurse më pak aktive ka qenë Drita, që nga Liga e Parë do të garojë në elitën e basketbollit.

Të gjitha skuadrat tjera të elitës kanë bërë transferime dhe pritet një stinor mjaft interesant. Po ashtu edhe klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë kanë qenë aktive, varësisht që kanë në edicionin e ri. Afati kalimtar ka përfunduar për basketbollistë vendorë, derisa vazhdon ai për të huaj. 

(Kosova Sot Online)